Rama: Në bulevard nuk ishte një protestë, por një pasqyrë që shoqëria

0%

Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së zgjeruar me Grupin Parlamentar dhe kabinetin qeveritar, u ndal te protesta e zhvilluar së fundmi nga qytetarët në Tiranë, duke e cilësuar atë si një moment kyç reflektimi për qeverisjen. Ai tha se ajo që ndodhi në bulevard nuk duhet parë si një protestë, por si një pasqyrë që shoqëria na e vuri përpara për të parë vetveten.

Sipas kreut të qeverisë, Shqipëria ka hyrë në një fazë të re ku vetëm prezantimi i fakteve apo punëve të bëra nuk mjafton më për të përmbushur pritshmëritë e shoqërisë. “Një shpend i rrallë u bë simbol i vendit brenda një muaji. Janë dy dokumente që mishërojnë reflektimin tim përpara pasqyrës së bulevardit të flamurit dhe janë të hapura për t’u lexuar.

Kam menduar se ata janë mosmirënjohës. Kjo është pikënisja ku gjendet kuptimi i gabuar i fazës së re ku ka hyrë Shqipëria. Ndaj dua t’ua them unë atyre që protestuan në bulevard dhe atyre që kanë protestuar në heshtje apo me zë, vetëm apo me të tjerë. Jo vetëm gjatë qeverisjes, por që pas zgjedhjeve, ju jeni matësit e rinj të standardeve tona. Ju nuk jeni mosmirënjohës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ju që mbushët rrjetet sociale me protestën tuaj, nuk protestuat për ata që nuk dolën në Bulevardin e Flamingove për të sulmuar qeverinë apo për t’i bashkuar krahët këngës “Rama ik” apo “Rama jep dorëheqjen”. Ata që votuan për ne dolën dhe u bashkuan me të tjerët edhe kur protesta ishte kundër meje.

Ajo që ndodhi në bulevard nuk duhet parë si një protestë, por si një pasqyrë që shoqëria na e vuri përpara për të parë vetveten. Të gjithë ata qytetarë që u mblodhën aq të shumtë aty, ku sorrat dhe korbat nuk kishin nxjerrë ende kokën, e çuan një mesazh të nevojshëm për të përcjellë diçka më të fortë sesa ngjyra apo përkatësia e një partie.

Shija kontaminuese e asaj proteste dhe nevoja për t’ju bashkuar asaj proteste ishin një energji e mahnitshme, besoj, shumë më e fuqishme sesa arsenali ynë i fakteve për ndërtimet në Zvërnec. Faktet tona nuk mjaftojnë më, sepse njerëzit këtu nuk jetojnë më me kënaqësinë e ndryshimeve që ndodhnin, siç ndodhte deri dje”, u shpreh Rama. /euronews.al

Burimi: Telegrafi