Policia sekuestron katër armë zjarri

0%

Policia në rajonin e Mitrovicës së Jugut po vazhdon angazhimet operative në funksion të garantimit të rendit dhe sigurisë publike, me fokus në parandalimin e posedimit të kundërligjshëm të armëve dhe mjeteve të rrezikshme.

“Si rezultat i angazhimeve operative të realizuara në dy ditët e fundit, në raste të ndara, në zonën e përgjegjësisë së rajonit të Mitrovicës së Jugut, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe kanë sekuestruar katër armë zjarri, 32 fishekë, katër thika, si dhe mjete të tjera të kundërligjshme.

Lidhur me këto raste, personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionet policore dhe në koordinim me prokurorët kompetentë, janë iniciuar procedurat përkatëse ligjore. Armët, municioni dhe mjetet e tjera të sekuestruara janë proceduar si prova materiale”, njofton Policia.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot