Cardi B dëshiron të jetë më e rezervuar për marrëdhëniet në të ardhmen

0%

Vita Abrashi-Kajtazi Shpërndaje në: Këngëtarja Cardi B ka pranuar se, pas përvojave të fundit në jetën e saj sentimentale, dëshiron të jetë shumë më e rezervuar për marrëdhëniet e ardhshme, ka shkruar People.

Reperja 33-vjeçare, e cila së fundmi u nda nga reperi Offset dhe pati një lidhje të shkurtër me sportistin Stefon Diggs, ka thënë gjatë një bisede në X se nuk planifikon të mbetet beqare përgjithmonë. “Nuk do të jem beqare gjithë jetën. Gjatë turneut isha beqare, nuk flisja dhe nuk dilja me askënd”, ka thënë ajo.

Cardi ka treguar se aktualisht po shijon jetën, duke kaluar kohë me miqtë, duke udhëtuar dhe duke u argëtuar, pa u nxituar të nisë një lidhje të re. “Kam dalë, kam kaluar kohë me miqtë, kam bërë pushime. Po e shijoj jetën”, ka thënë ajo. Megjithatë, ajo ka pranuar se në të ardhmen do ta mbajë jetën private larg vëmendjes së publikut.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edhe Showbiz 22 o. më parë Musk: Deri në fund të vitit AI-ja do të krijojë një film të plotë për “Odiseun” “Ndoshta mund të zgjedh burra më të mirë. Nuk do të jem beqare përgjithmonë… Kam nevojë edhe për dashuri”, ka thënë ylli.

Në një intervistë të mëparshme për CR Fashion Book , artistja ka thënë se, megjithëse fama dhe suksesi i kanë sjellë siguri financiare për veten dhe fëmijët e saj, ato ia kanë marrë privatësinë. “Sot mund t’ia plotësoj familjes sime çdo dëshirë, por ndihem se isha më e lumtur kur kisha më pak para.

Atëherë jeta ishte e imja, ndërsa tani ndihem sikur bota më zotëron mua”, pati thënë artistja.

Burimi: Koha