Kosova dhe Gjermania forcojnë bashkëpunimin për klimën

0%

Kosova dhe Gjermania kanë hedhur një hap të ri në forcimin e bashkëpunimit për veprimin klimatik dhe tranzicionin energjetik, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Zbatimit për Mbështetjen e Partneritetit për Klimën dhe Tranzicionin Energjetik.

Sipas Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, atasheu për Klimën i Ambasadës Gjermane iu bashkua përfaqësuesve të Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, si dhe GIZ Kosovo, në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje.

Marrëveshja e konkretizon Partneritetin më të gjerë për Klimën dhe Energjinë ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë në një kornizë operative bashkëpunimi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ajo synon të forcojë dialogun për politikat, koordinimin institucional dhe ngritjen e kapaciteteve, duke kontribuar njëkohësisht në diplomacinë klimatike të Kosovës, rritjen e dukshmërisë ndërkombëtare dhe angazhimin më të gjerë të shoqërisë në veprimet për klimën dhe tranzicionin energjetik.

Ambasada gjermane theksoi se kjo marrëveshje përfaqëson një tjetër hap të rëndësishëm në bashkëpunimin shumëvjeçar ndërmjet dy vendeve dhe dëshmon përkushtimin e përbashkët për zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës dhe avancimin e integrimit të saj evropian.

Burimi: Bota Sot