Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, të cilin e ka falënderuar për bashkëpunimin dhe kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu vlerësoi qasjen konstruktive dhe angazhimin e ambasadorit gjatë mandatit të tij. “Gjatë mandatit të tij, ai ka qenë një bashkëbisedues i hapur dhe një mbështetës i zhvillimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona.
I urova suksese në angazhimet e ardhshme dhe shpreha bindjen se miqësia ndërmjet Kosovës dhe Turqisë do të vazhdojë të thelloh et”, ka shkruar Haxhiu.
