Largohet deponia ilegale pranë lumit Llap në Milloshevë

0%

Komuna e Obiliqit ka njoftuar se ka përfunduar me sukses aksioni për largimin e deponisë ilegale pranë lumit Llap, në fshatin Milloshevë. Sipas njoftimit, aksioni është realizuar në bashkëpunim ndërmjet KEK-ut dhe Drejtorisë për Mbrojtjen e Mjedisit, nën udhëheqjen e drejtorit Rinor Kurteshi, me qëllim përmirësimin e gjendjes mjedisore dhe ruajtjen e pastërtisë në këtë zonë.

Komuna ka bërë të ditur se, falë angazhimit të përbashkët, deponia është larguar me sukses, ndërsa rezultatet e aksionit janë publikuar edhe përmes një videoje.

Nga Komuna e Obiliqit kanë falënderuar KEK-un për bashkëpunimin dhe mbështetjen në realizimin e kësaj iniciative, ndërsa kanë apeluar te qytetarët që të kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit dhe të shmangin krijimin e deponive ilegale. “Bashkë për një Obiliq më të pastër, më të gjelbër dhe më të shëndetshëm”, thuhet në njoftimin e Komunës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi