Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Ardian Krasniqit, i akuzuar për falsifikim dokumentesh dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Vendimi është marrë më nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Alban Ajvazi, pas seancës dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda.
Sipas aktvendimit të gjykatës që ka siguruar media, Krasniqi dyshohet për veprën penale të ushtrimit të ndikimit, të kryer në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje, falsifikim të dokumenteve, si dhe keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte ngritur aktakuzë ndaj tij në vitin 2021 për këto vepra penale.
Masa e paraburgimit do të zgjasë nga 23 korriku 2026 deri më , ndërsa gjykata ka bërë të ditur se ankesa kundër këtij vendimi nuk e pezullon ekzekutimin e tij.
