Vetaksidenti në Dollc të Klinës, një person dërgohet në spital

0%

Një vetaksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e së premtes në fshatin Dollc të Klinës, ku një person ka mbetur i lënduar. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova. “Sot rreth orës , Policia është njoftuar se në fshatin Dollc-Klinë, ka ndodhur një vetaksident trafiku. Si pasojë, një person ka pësuar lëndime trupore.

I njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka deklaruar Rugova për Telegrafin. Vetura del nga rruga dhe përfundon poshtë mbikalimit në Dollc të Klinës Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se automjeti ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke pësuar dëme të konsiderueshme. Policia po merret me hetimin e rrethanave që çuan deri te ky vetaksident. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi