Ekskluzive | Vjedhjet s’kanë të ndalur – mërgimtarit nga Zvicra ia

0%

Vala e vjedhjeve në Kosovë nuk po ndalet. Viktima e radhës është një mërgimtar nga Zvicra, i cili, pasi erdhi për pushime në vendlindje, zbuloi se arma që e posedonte me leje ishte zhdukur nga shtëpia e tij në Mamushë, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për S. A, 44 vjeçar, ndërsa rastin në Polici e ka raportuar bashkëshortja e tij.

Sipas informacioneve, familja jeton në Zvicër dhe shtëpinë në Mamushë e shfrytëzon gjatë pushimeve. Kur kanë kontrolluar vendin ku e mbanin armën, kanë konstatuar se ajo nuk ndodhej më aty, çka i shtyu ta denoncojnë rastin në Polici. Arma e zhdukur është e modelit Rex Alpha 9 mm, prodhim Arex, e poseduar me leje dhe, sipas burimeve, ka qenë pa municion.

Pas denoncimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetimeve dhe forenzikës, të cilat kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe kanë mbledhur provat. Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”, ndërsa Policia po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të rastit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com