Ekskluzive | Granatë dore gjendet mbi veturë në oborrin e një shtëpie

0%

Një granatë dore e pashpërthyer është gjetur mëngjesin e së enjtes mbi një veturë të parkuar në oborrin e një shtëpie në Prizren, duke alarmuar banorët dhe aktivizuar njësitë e specializuara të Policisë së Kosovës, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rasti është zbuluar më 23 korrik, rreth orës , në rrugën “ Gani Saramati ”, në pronën e Y. Berishës rreth 58-vjeç.

Pas pranimit të informatës, patrullat policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku kanë vërejtur granatën e pashpërthyer mbi veturën që ndodhej brenda oborrit. Për shkak të rrezikut, banorët janë evakuuar, ndërsa Policia ka siguruar zonën dhe ka vendosur perimetrin e sigurisë. Në vendngjarje kanë dalë hetuesit, ekipet e forenzikës, Krimteknika dhe njësitë rajonale të hetimeve.

Burimet thonës se rreth orës në vendngjarje ka arritur edhe njësiti për deminim, ndërsa rreth orës granata është neutralizuar përmes një shpërthimi të kontrolluar. Hetuesit kanë siguruar edhe pamje nga kamerat e sigurisë, të cilat pritet të analizohen për identifikimin e personit që dyshohet se e ka vendosur mjetin shpërthyes. Motivi i ngjarjes dhe identiteti i të dyshuarit ende nuk dihen.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar për veprën penale “ Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm ”, ndërsa hetimet janë në vazhdim. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com