Qytetarët do të mblidhen sërish sot në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në ditën e 55-të të protestës, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Një ditë më parë, protesta u zhvendos para Parlamentit, për shkak se u mbajt seanca plenare, ku pati tensione të forta mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Protestuesit goditën me vezë automjetet e deputetëve dhe hoqën gardhet metalike, ndërsa efektivët përdorën kundret tyre ujë me presion dhe spraj me piper. Në mbrëmje, protesta vijoi përpara Kryeministrisë, ndërsa qytetarët më pas marshuan në rrugët e Tiranës duke brohoritur vazhdimisht “Rama, jep dorëheqjen”, “Rama ne burg, Berisha në burg”, “Shqipëri e re” dhe “Revolucion” etj.
