Karim Adeyemi, “një bombë me sahat” për Barcelonën – mes talentit të

0%

Transferimi i Karim Adeyemit te Barcelona është pritur me entuziazëm, por në Gjermani vazhdojnë të ekzistojnë dyshime nëse sulmuesi do të arrijë më në fund potencialin e tij të plotë.

Sipas mediave gjermane, 24-vjeçari largohet nga Borussia Dortmundi me reputacionin e një futbollisti që mund të vendosë ndeshje i vetëm falë shpejtësisë dhe aftësive të tij, por që nuk arriti të shfaqte vazhdimësi në performancat e tij. Gjatë qëndrimit në Dortmund, Adeyemi alternoi paraqitje të nivelit të lartë me periudha të gjata nën pritshmëri.

Asnjë nga trajnerët që e drejtuan nuk arriti ta shndërronte në një titullar të padiskutueshëm apo një lider të skuadrës, ndërsa ai nuk u konsolidua as në kombëtaren e Gjermanisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Adeyemi has a message for you. 📱 pic.twitter.com/mYko6koRwc — FC Barcelona (@FCBarcelona) July 23, 2026 Sipas gazetës Bild, problemi nuk lidhej me mungesën e talentit, por me disiplinën, përqendrimin dhe qëndrueshmërinë. Madje, tabloidi gjerman e përshkroi atë si një “bombë me sahat”, duke iu referuar potencialit të madh që nuk u shfrytëzua plotësisht.

Polemikat jashtë fushës Imazhi i Adeyemit u ndikua edhe nga disa episode jashtë fushës. Marrëdhënia e tij me reperen Loredana, debatet për stilin e jetesës dhe disa incidente të tjera bënë që ai të ishte shpesh në qendër të vëmendjes së mediave.

Një nga rastet më të komentuar ishte ai i të ashtuquajturës “Kutia Misterioze”, kur lojtari u gjobit me 450 mijë euro pasi një pako e porositur në internet rezultoi të përmbante sende të ndaluara, përfshirë doreza metalike dhe një pajisje elektroshoku. Adeyemi deklaroi se nuk kishte dijeni për përmbajtjen e saj, por dënimin e mori. So. Much.

Class. pic.twitter.com/EVkchlW9aL — FC Barcelona (@FCBarcelona) July 23, 2026 Kovac besoi te potenciali i tij, Flick synon ta rikthejë në nivelin më të lartë Pavarësisht kritikave, ish-trajneri i Dortmundit, Niko Kovac, ka qenë gjithmonë një mbështetës i madh i sulmuesit. “Më pëlqen shumë si person.

Është një djalë fantastik dhe besoj se mund të bëhet një futbollist i jashtëzakonshëm nëse përmirëson disiplinën dhe shfrytëzon maksimalisht çdo stërvitje”, kishte deklaruar Kovac. arcelona beson se kalimi në “Camp Nou” mund të jetë pika e kthesës në karrierën e Adeyemit.

Një faktor i rëndësishëm është edhe trajneri Hansi Flick, i cili e njeh mirë lojtarin dhe konsiderohet si një trajner që di të rikthejë në formën më të mirë futbollistët me potencial të madh.

Welcome to the family 🥰 pic.twitter.com/roTTEY3X3k — FC Barcelona (@FCBarcelona) July 23, 2026 Klubi katalanas shpreson që nën drejtimin e Flick, Adeyemi të lërë pas periudhën e luhatjeve në Dortmund dhe të shndërrohet në një nga armët kryesore të Barcelonës në sezonet e ardhshme.

Burimi: Telegrafi