Për herë të parë në histori, kartëmonedhat euro po ndryshohen – këto

0%

Banka Qendrore Evropiane zbuloi të enjten një listë të shkurtër me dizajne të reja të kartëmonedhave, dhe pret të zgjedhë një fitues deri në fund të vitit në përpjekjen e saj për të nxjerrë në treg para më të sigurta në të ardhmen. 10 dizajnet e përzgjedhura, me tema rreth “kulturës evropiane” dhe “lumenjve dhe zogjve”, tani do të jenë në debat publik, transmeton Telegrafi.

Evropianët do të kenë kohë deri më 21 shtator për të dhënë reagime, tha Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde. Propozimet për kartëmonedhat paraqesin figura të shquara si Maria Skłodowska Curie, e vetmja shkencëtare që ka fituar çmime Nobel si në fizikë ashtu edhe në kimi, kompozitori Ludwig van Beethoven dhe artisti Leonardo da Vinci.

Ten selected design proposals for the next series of euro banknotes have been unveiled. Explore the proposals and tell us which ones you prefer. Have your say pic.twitter.com/mZGWAdaz62 — European Central Bank (@ecb) July 23, 2026 Ndërkohë, një set i dytë paraqet zogj, përfshirë peshkatarbin dhe lejlekun e bardhë, tha BQE.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ky është ridizajnimi i parë i plotë i kartëmonedhave euro që nga lëshimi i tyre i parë në vitin 2002, tha banka qendrore. Ana e pasme e kartëmonedhave do të përfshijë skena të natyrës ose jetës publike me tema rreth artit, shkencës ose kohës së lirë.

BQE tha se, duke pasur parasysh nevojën për zhvillim dhe testim, do të duhen disa vite që kartëmonedhat e reja të hyjnë në qarkullim pasi të zgjidhet një dizajn përfundimtar. Kartëmonedhat e vjetra do të ruajnë vlerën e tyre dhe do të vazhdojnë të qarkullojnë së bashku me serinë e re.

Burimi: Telegrafi