Përditësimi i fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar tregon se pika kufitare Dheu i Bardhë vazhdon të jetë më e ngarkuara për hyrje në Kosovë. Sipas të dhënave të publikuara në orën , pritjet për automjete në hyrje në Dheu i Bardhë janë deri në 90 minuta, me kolonë rreth 200 metra.
Ngarkesë të lartë ka edhe në pikën kufitare Muçibabë, ku pritjet për hyrje arrijnë në 90 minuta, ndërsa kolona është rreth 1.5 kilometra. Në pikat e tjera kufitare, pritjet janë të shkurtra dhe lëvizin nga 2 deri në 15 minuta
