Dyshohet se falsifikonin dokumente për persona që kërkoheshin me

0%

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë e Prishtinës ka arrestuar tre persona të dyshuar për falsifikim të dokumenteve. G.Th., E.G., dhe Sh.Sh., po dyshohet se kanë falsifikuar dokumente të ndryshme identifikimi, duke përfshirë letërnjoftime, patentë shoferi, dhe pasaporta të disa shteteve europiane.

Dokumente këto që dyshohet se u siguroheshin personave të cilët kërkoheshin me fletarrestim ndërkombëtar që synonin t’i përdornin për veprimtari të kundërligjshme, duke bërë pagesa në vlerë deri në 15 mijë euro.

Në kuadër të veprimeve hetimore, Prokuroria e Prishtinës ka njoftuar se janë zbatuar masat e veçanta hetimore, përmes të cilave janë siguruar prova materiale, duke përfshirë komunikime të zhvilluara përmes rrjeteve sociale, kontakte ndërmjet personave të dyshuar, si dhe dokumente të falsifikuara të shteteve të ndryshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Arrestimi i të dyshuarve ka ndodhur gjatë realizimit të bastisjes në tre lokacione të ndryshme. Prokuroria në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera përkatëse thekson se mbeten të përkushtuara në luftimin e korrupsionit dhe krimit, si dhe në garantimin e sundimit të ligjit në fuqi.

Burimi: Kallxo