The Scottish Sun: Një katastrofë në Kosovë

0%

Shpërndaje në: Mediumi skocez “The Scottish Sun”, e ka cilësuar “një katastrofë” humbjen e Hibernianit nga Malisheva në kuadër të ndeshjes së parë të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Hiberniani skocez humbi nga Malisheva me rezultat 2:0 të enjten pasdite në Prishtinë. “Një katastrofë në Kosovë.

Lojtarët e David Gray u fishkëllyen pasi humbën ndaj ekipit të renditur i 351-ti në Evropë”, shkruan “The Scottish Sun”. Edhe mediumi tjetër i fuqishëm “Sky Sports Scotland” ka qenë kritik në shkrimin e tij për humbjen e Hibernianit.

“Gara e Hibernian për një vend në Ligën e Konferencës është në rrezik pas një humbjeje poshtëruese 2:0 nga skuadra kosovare Malisheva”, ka shkruar “Sky Sports Sclotland”. Të tjera mediume skoceze po ashtu kanë shkruar për humbjen e Hibernianit në Prishtinë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha