Raportimi i Sinjalit për plagosjen në Prizren, Policia jep detaje të

0%

Gazeta Sinjali raportoi më herët për një plagosje që ka ndodhur pasditen e sotme në Prizren, ku një person përfundoi në spital. Rastin tashmë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, e cila ka bërë të ditur se ngjarja është raportuar rreth orës , në rrugën “Liman Shala”.

Sipas informacioneve të para, incidentit i ka paraprirë një fjalosje mes një personi të dyshuar dhe tre personave të tjerë. Pas përplasjes verbale, i dyshuari dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të automjetit të palës tjetër, duke plagosur njërin prej personave të përfshirë.

I lënduari është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe, sipas mjekëve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka bërë të ditur se të gjithë personat e përfshirë në incident janë identifikuar. Përveç të plagosurit, personat e tjerë janë shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren për intervistim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve dhe njësia e forenzikës, të cilët kanë nisur grumbullimin e provave dhe sigurimin e dëshmive materiale. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të incidentit po zhvillohen në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Ekskluzive: Plagosje në Prizren, një person përfundon në spital Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com