Prokuroria kërkon paraburgim për shtetasin serb të dyshuar për

0%

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj Z.M., shtetas i Republikës së Serbisë, i dyshuar për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, i dyshuari është arrestuar në flagrancë më 22 korrik, pas zhvillimit të hetimeve intensive dhe grumbullimit të provave materiale. Prokuroria bën të ditur se armët e zjarrit dyshohet se janë importuar nga Republika e Serbisë dhe më pas janë modifikuar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa më 23 korrik Prokuroria ka paraqitur në gjykatë kërkesën për caktimin e paraburgimit. Prokuroria Themelore në Prishtinë thekson se mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë personave që bien ndesh me ligjin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot