Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një incidenti që ka ndodhur rreth një orë më parë në Prizren, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali. Sipas burimeve të Sinjalit, i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në spital, ndërsa ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja dhe shkalla e lëndimeve që ka pësuar. Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Njësitë e Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur veprimet e para hetimore për zbardhjen e rastit. Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar me të gjitha detajet e reja. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
