Arrestohet një shtetas i Serbisë në Kosovë, dyshohet se importoi armë

0%

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se një shtetas i Republikës së Serbisë është arrestuar nën dyshimin për importim, eksportim, furnizim, transportim dhe prodhim të kundërligjshëm të armëve të zjarrit.

Sipas njoftimit, i dyshuari me inicialet Z.M. është arrestuar në flagrancë më , me urdhër të Prokurorit të Shtetit, pas zhvillimit të hetimeve intensive dhe grumbullimit të provave materiale.

Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse”, të paraparë me nenin 364 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Prokuroria ka bërë të ditur se armët e zjarrit dyshohet se janë importuar nga Serbia dhe më pas janë modifikuar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com