Shpërndaje në: Klubi anglez, Aston Villa, ka njoftuar për huazimin e sulmuesit argjentinas nga Chelsea, Alejandro Garnacho. 22-vjeçari do të paraqitet për Aston Villan deri në fund të edicionit 2026/2027. Trajneri i Aston Villas, Unai Emery, e ka vlerësuar lart Garnachon. “Jemi të kënaqur me Garnachon, ai është shumë i talentuar. Ai tregoi dëshirën e tij për t’iu bashkuar projektit tonë.
Jemi vërtet të lumtur”, tha Emery. Chelsea e liroi Garnachon pasi siguroi transferimin e anglezit, Morgan Rogers. Garnacho edicionin e kaluar me Chelsean ka shënuar katër gola dhe kontribuar me pesë asistime në 39 paraqitje.
