Marmullakaj: Përdorimi i parasë publike për përfitime zgjedhore të

0%

Shpërndaje në: Qemajl Marmullakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka dhënë detaje nga peticioni i nisur sot prej kësaj organizate me qëllim të plotësim-ndryshimit të Kodit Penal.

Në emisionin “60 Minuta” në KTV, Marmullakaj ka thënë se qëllimi i ndryshimeve është që moszbatimi i qëllimshëm i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe përdorimi i parasë publike gjatë periudhave zgjedhore me qëllim të përfitimeve zgjedhore, të bëhen vepra penale.

Ai ka marrë shembull në moszbatimin e vendimeve të Kushtetueses rastin kur Qeveria në Ligjin e Buxhetit nuk e ka përfshirë njohjen e përvojës së punës së zyrtarëve publikë, edhe pse për të paraprakisht ka pasur vendim të Gjykatës Kushtetuese.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Tek ka folur për përdorimin e parasë publike për qëllime zgjedhore gjatë fushatave zgjedhore, Marmullakaj ka përmendur ndarjen e mjeteve për kategori të ndryshme, por edhe përdorimin e automjeteve zyrtare për tubime elektorale.

“Çështja e përdorimit të parasë publike – në vendime si në dhjetor para zgjedhjeve 2025 apo maj 2026 para zgjedhjeve të qershorit kur janë ndarë mjete nga buxheti i vendit dhe është përdorur paraja publike për kategori të ndryshme dhe vlerësojmë se ka tjetërsuar vullnetin e qytetarëve, atëherë këto janë elementë kryesorë që përmes kësaj iniciative dëshirojmë t’i adresojmë dhe forma më e mirë që kemi vlerësuar është plotësim-ndryshimi i Kodit penal që kjo vepër të bëhet vepër penale”, ka thënë ai.

Edhe Arbëri 2 muaj më parë Gara e “pabarabartë” Marmullakaj ka thënë se IKD-ja s’është kundër ndarjes së mjeteve për qytetarët, por kërkon zbatimin e Ligjit për Qeverinë dhe Ligjit për Zgjedhjet. “Këto veprime duhet të jenë të rregulluara në ligj. Të jenë të parashikueshme dhe të mos ndikojnë në vullnetin e qytetarëve për zgjedhje”, ka thënë ai.

“Ligji për zgjedhjet dhe ai për Qeverinë specifikojnë se çka mund të bëjë një qeveri kur është në detyrë – është e limituar në zbatimin e veprimeve të domosdoshme dhe të planifikuara e Ligji i Zgjedhjeve thotë se nuk mund të përdoren mjete publike gjatë periudhës zgjedhore, burime e zyrtarë për qëllime të fushatës”.

Sipas tij, keqpërdorimi i parasë publike është evidentuar edhe nga ana e vëzhguesve të Bashkimit Evropian. Marmullakaj ka thënë se një ndryshim i tillë në Kod Penal do të shërbente edhe në aspektin parandalues. “Kur bartësit e institucioneve e dinë se një vepër e tillë konsumon vepër penale, respektimi i aktgjykimeve do të jetë më i mirë.

Ngjashëm edhe me keqpërdorimin e parasë publike”, ka thënë ai. Edhe Arbëri 3 j. më parë Marmullakaj: Pozita e presidentit është pozita më politike në vend Sipas tij, një ndryshim i tillë do të ofronte siguri më të madhe juridike e institucionet do t’i bënte më demokratike. Që një peticion të deponohet në Kuvend duhet t’i mbledhë minimumi 10 mijë nënshkrime të qytetarëve.

Ato duhet të verifikohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e pastaj të kthehet në Kuvend për të kaluar në procedura të votimit.

Burimi: Koha