Mbrojtësi i krahut, Lirim Kastrati , ka nisur një aventurë të re në karrierë, pasi është prezantuar zyrtarisht te FK Kauno Žalgiris. 27-vjeçari transferohet te kampioni në fuqi i Lituanisë nga klubi hungarez Diósgyőri VTK, ndërsa në skuadrën e re do të mbajë fanellën me numrin 62.
Kauno Zalgiris u bë i njohur për tifozët kosovarë këtë verë, pasi eliminoi Dritën në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Kastrati sjell me vete përvojë të konsiderueshme ndërkombëtare, ndërsa me Kombëtaren e Kosovës ka regjistruar 15 paraqitje që nga debutimi i tij në vitin 2017. Megjithatë, në vitet e fundit ai nuk ka qenë pjesë e grumbullimeve të “Dardanëve”.
Me këtë transferim, Kastrati synon të rigjejë formën më të mirë dhe të ndihmojë Kauno Žalgirisin në mbrojtjen e titullit kampion dhe në garat evropiane.
