Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Llazicë të Malishevës, ku një 19-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është vetaksidentuar me motoçikletë. Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Vlera Krasniqi. Sipas saj, aksidenti ka ndodhur rreth orës në rrugën magjistrale Prishtinë–Pejë.
“Sot, rreth orës , në rrugën magjistrale Prishtinë–Pejë, përkatësisht në fshatin Llazicë të Malishevës, dyshohet se një person është vetaksidentuar me motoçikletë”, ka deklaruar Krasniqi. Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor.
Mjeku ka konstatuar në vendin e ngjarjes se drejtuesi 19-vjeçar i motoçikletës ishte pa shenja jete. “Policia është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë Krasniqi për Sinjalin. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
