Burri që u sulmua në Istog dyshohet se u “rrah” nga dy gra që janë

0%

Burri që ishte viktimë e dhunës në familje, në një rast që u raportua se ndodhi të mërkurën mbrëma në Istog, dyshohet se u sulmua nga dy gra të cilat janë nënë e bijë. Kështu merr vesh kp nga burimet e veta. “Të dyshuarat janë nënë e bijë”, tha ky burim.

Policia raportoi të enjten se dy gra dyshohen se kanë kryer veprën penale “dhunë në familje”, pasi dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një burrë në Istog, të mërkurën mbrëma. “Është raportuar se dy të dyshuarat, femra kosovare, kanë sulmuar fizikisht viktimën, mashkull kosovar, duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor” , thuhet në raportin e policisë.

Forcat e rendit bënë të ditur se njëra nga të dyshuarat, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa tjetra pritet të intervistohet gjatë ditës së sotme teksa rasti është duke u hetuar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot