I pajisnin me dokumente të dyshuarit në kërkim ndërkombëtar, Policia

0%

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se, në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Policinë e Kosovës dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, sot më datë , janë realizuar bastisje në tre lokacione të ndryshme, me ç’rast janë arrestuar tre persona të dyshuar me inicialet G. Th., E.G., dhe Sh.Sh.

Ky aksion është realizuar me qëllim të kontrollit ndaj personave të dyshuar lidhur me kryerjen e veprës penale ‘’Falsifikimi i dokumenteve’’ nga neni 390 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në kuadër të veprimeve hetimore, janë zbatuar masat e veçanta hetimore, përmes të cilave janë siguruar prova materiale, duke përfshirë komunikime të zhvilluara përmes rrjeteve sociale, kontakte ndërmjet personave të dyshuar, si dhe dokumente të falsifikuara të shteteve të ndryshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas të dhënave të deritanishme gjatë hetimit, të njëjtit dyshohet se kanë falsifikuar dokumente të ndryshme identifikimi, duke përfshirë letërnjoftime, patentë shoferi, dhe pasaporta të disa shteteve evropiane.

Këto dokumente dyshohet se u siguroheshin personave të cilët kërkoheshin me fletëarrest ndërkombëtar që synonin t’i përdornin për veprimtari të kundërligjshme, duke bërë pagesa në vlerë deri në 15,000 euro.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera përkatëse, mbeten të përkushtuara në luftimin e korrupsionit dhe krimit, si dhe në garantimin e sundimit të ligjit në fuqi.

Burimi: Bota Sot