Sekreti nuk është te pajisjet e shtrenjta, por te një veprim shumë i thjeshtë që duhet bërë sapo të përfundojë programi i makinës Hekurosja është një nga punët më të padëshiruara të shtëpisë për shumë njerëz, por ekspertët e mirëmbajtjes së shtëpisë zbulojnë se sekreti i rrobave të lëmuara qëndron te mënyra si veprohet me rrobat e lagura menjëherë pas larjes.
Me këtë rutinë të thjeshtë, nuk do t’ju duhen më as preparate kimike, as pajisje për hekurosje vertikale. Po ashtu, nuk do të kaloni më orë të tëra pranë dërrasës së hekurosjes. Shkaku kryesor i rrobave të rrudhura Gabimi më i madh që mund të bëni është t’i lini rrobat e lara në kazanin e makinës pasi programi të ketë përfunduar.
Kështu krijohen rrudha të thella dhe të forta, të cilat më vonë është shumë e vështirë të hiqen. Prandaj rregulli kryesor është ky: nxirrini rrobat sapo makina të ndalet dhe shkundeni fort secilën pjesë veç e veç. Ky veprim i shpejtë u mundëson fibrave të lagura të çlirohen dhe të drejtojnë automatikisht pjesën më të madhe të pëlhurës.
Varëset shpëtojnë më shumë se kapëset Kur bëhet fjalë për rroba më delikate, si këmisha, fustane dhe bluza, rekomandohet që fillimisht t’i drejtoni me duar skajet, mëngët dhe jakat. Në vend që t’i hidhni rrobat mbi tel dhe t’i kapni me kapëse, të cilat shpesh lënë shenja dhe e deformojnë materialin, varini menjëherë në varëse druri ose plastike, transmeton Telegrafi.
Pse funksionon ky trik? Sekreti qëndron te graviteti. Pesha e lagështisë në vetë pëlhurën vepron si një peshë natyrale që e tërheq materialin poshtë, duke e “hekurosur” rrobën ndërsa uji avullon. Ky trik është veçanërisht efikas te materialet e lehta, te rrobat prej viskoze dhe te pambuku që përmban elastan.
Lërini rrobat të “marrin frymë” Një tjetër gabim i shpeshtë në shtëpi është mbingarkimi i tharëses ose vendit ku i nderni rrobat. Kur rrobat shtypen njëra pas tjetrës, bllokohet qarkullimi i ajrit. Kjo jo vetëm që e ngadalëson tharjen, por edhe i rrudh më shumë rrobat. Prandaj lini gjithmonë hapësirë të mjaftueshme mes rrobave të lagura.
Qarkullimi i rregullt i ajrit do ta përshpejtojë avullimin e lagështisë dhe do të parandalojë erën e pakëndshme të lagështirës. Me pak kujdes gjatë nxjerrjes dhe nderjes së rrobave, koha që zakonisht kaloni pranë dërrasës së hekurosjes mund të reduktohet në minimum.
Po ashtu, gjithnjë e më shumë gra nuk përdorin më tharëse klasike për rroba, por zgjedhin zgjidhje më praktike dhe më të përshtatshme për hapësira të vogla .
