Shpend Hasanramaj është burri që dyshohet se humbi jetën aksidentalisht këtë të enjte në Bjeshkët e Strellcit, në komunën e Deçanit. Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka arrestuar si të dyshuar djalin e viktimës, Erdonit Hasanramaj.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se gjatë veprimeve hetimore është sekuestruar edhe një armë zjarri. “Është sekuestruar edhe një armë zjarri”, deklaroi Rugova.
Burimi:
Bota Sot
