Shpërndaje në: Lojtari i Brightonit, Brajan Gruda, e ka nisur mbarë fazën përgatitore te klubi i huazuar, Leipzig. Futbollisti shënoi në ndeshjen e parë miqësore të Leipzigut, teksa skuadra e Bundesligës fitoi 2:1 si mysafire ndaj klubit të nivelit të katërt gjerman, Altglienicke, fundjavën e kaluar.
Gruda 22-vjeçar, luajti gjysmën e dytë të sezonit të kaluar si huazim te Leipzigu dhe i ndihmoi të përfundonin në vendin e katërt në elitën gjermane dhe të kualifikoheshin në Ligën e Kampionëve. Ai bëri 14 paraqitje për ekipin e Martin Demichelisit me tre gola dhe tre asistime.
Sezonin e kaluar Gruda pati vështirësi të bënte të njëjtën gjë te Brightoni, pasi luajti vetëm tetë ndeshje si titullar në Premier League, duke shënuar një gol dhe një asistim. Ai gjithashtu humbi katër ndeshje gjatë nëntorit dhe tetorit për shkak të një problemi në gju. Në total, ai është paraqitur 45 herë për Briughtonin, pasi u bashkua nga Mainz në vitin 2024 për rreth 30 milionë euro.
Edhe Futboll 5 muaj më parë Gruda pret ftesën e Gjermanisë për Botëror Planet e Brightoni për talentin shqiptar Një rikthim te Leipzigu dukej gjithmonë i mundshëm dhe u konfirmua nga Brighton në fillim të këtij muaji. “Brajan pati një gjysmë të dytë të mirë të sezonit me Leipzigun”, tha drejtori i Brightonit, Mike Cave.
“Ai ishte i etur të shqyrtonte mundësinë e qëndrimit atje për vitin e ardhshëm. Ky është një veprim që i lejon Brajanit të vazhdojë të sigurojë kohë të rregullt loje në një nivel të mirë, në një mjedis që ai e njeh mirë”.
Detyrimi për të blerë Gruda ka kontratë me Brightonin deri në qershor të vitit 2028 dhe besohet se Leipzigu ka një opsion blerjeje prej rreth 30 milionë eurosh që shndërrohet në një detyrim, pasi Gruda të përfundojë një numër të caktuar paraqitjesh zyrtare për klubin gjerman. Gruda e shijoi kohën e tij në Leipzig dhe kishte çdo qëllim të kthehej për edicionin e ri.
Gruda: E mbajta apartamentin tim Edhe Futboll 10 muaj më parë Supergoli i Grudës “shokon” Man. Cityn Duke folur pas golit të tij në miqësoren kundër Altglienicke, ai tha se kishte ndarë mendjen shpejt të mbetej te Leipzigu. “Isha i shpejtë në vendimin për të qëndruar këtu në Leipzig”, tha Gruda për “Kicker”. “Në fakt e mbajta apartamentin tim, sepse e dija që doja të isha këtu”.
Trajneri i tij te Leipzigu, Demichelis, gjithashtu pëlqen mënyrën e lojës së Grudës dhe beson se aftësia e tij me topin do të jetë çelësi i suksesit. “Më pëlqejnë shumë lojtarë si ai”, u tha Demichelis gazetarëve. “Lojtarë si ai duhen për të ruajtur posedimin e topit”, tha Demichelis. Pozicioni më i mirë i Grudës është në krahun e djathtë ose në rolin e numrit dhjetë.
Brightoni është mjaft i mirë në atë zonë me lojtarë si Yankuba Minteh, Diego Gomez, Harry Howell, Amario Cozier-Duberry, Zadok Yohanna, Jack Hinshelwood dhe Georginio. Ndoshta ka njëfarë keqardhjeje që Brightoni nuk e pa kurrë Grudën të arrinte kulmin, por largimi i tij krijon një rrugë për disa alternativa shumë të talentuara për t’u përmirësuar në sezonin e ri.
Edhe Futboll 1 muaj më parë Pse tifozët e futbollit në Amerikën Latine ndihen thuajse “të shenjtë” Gruda ka luajtur në përfaqësueset zinxhirë të Gjermanisë. Por ai ende nuk ka debutuar për ekipin senior të Gjermanisë. Interesim për Grudën ka shprehur edhe Shqipëria.
