Tragjedi në Bjeshkën e Strellcit, djali dyshohet se aksidentalisht

0%

Një rast tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në Bjeshkën e Strellcit në komunën e Deçanit. Djali dyshohet se aksidentalisht ka vrarë babanë. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Pejë, Driton Rugova. “Sot rreth orës policia ka pranuar informatën se në Bjeshkën e Strellcit në oborrin e një stani një person është vrarë.

Deri tani dyshohet për vrasje aksidentale mes familjarëve”, ka thënë Rugova. Ai ka shtuar se policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku ka sekuestruar një armë zjarri, ndërkaq personi që dyshohet se ka kryer veprën është arrestuar. Ndërkaq zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar se prokurori i rastit është duke u marrë me rastin.

“Prokurori i Shtetit dhe të gjitha njësitë relevante policore ndodhen në vendin e ngjarjes, duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore”, ka deklaruar Nikçi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi