Zyrtare: Arsenali përforcon sulmin me Christos Tzolis

0%

Arsenali ka zyrtarizuar transferimin e anësorit Christos Tzolis nga Club Brugge, duke vazhduar përforcimet për sezonin e ri. Sipas burimeve të ESPN , klubi londinez ka paguar rreth 40 milionë euro për kartonin e futbollistit grek.

Tzolis pritet të rrisë konkurrencën në repartin ofensiv të skuadrës së Mikel Artetës, pas largimit të Leandro Trossard, i cili iu bashkua Besiktasit në një transferim me vlerë rreth 17.9 milionë euro. 24-vjeçari zhvilloi një sezon të jashtëzakonshëm me Club Brugge, duke shënuar 22 gola dhe duke dhuruar 29 asistime në 52 paraqitje në të gjitha garat.

Ai është gjithashtu pjesë e rëndësishme e kombëtares së Greqisë, me 34 ndeshje dhe nëntë gola të realizuar. Welcome to The Arsenal, Christos Tzolis 🙌 — Arsenal (@Arsenal) July 23, 2026 Karrierën e nisi te PAOK-u, ndërsa më pas u transferua te Norwich City, ku zhvilloi 14 ndeshje në Ligën Premier. Debutimin në elitën angleze e bëri pikërisht në stadiumin ‘Emirates’, përballë Arsenalit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas aventurës në Angli, Tzolis luajti për Twenten në Holandë, Fortuna Dusseldorf në Bundesligën 2 të Gjermanisë dhe së fundmi për Club Brugge në Belgjikë.

Me transferimin e tij, ai bëhet një nga afrimet e verës për Arsenalin, së bashku me Piero Hincapie, transferimi i të cilit u bë i përhershëm pas huazimit, si dhe portierin Illan Meslier, i ardhur si lojtar i lirë nga Leeds United./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi