Therje me thikë në Mitrovicë, një muaj paraburgim për të dyshuarin

0%

Gjykata Themelore në Mitrovicë i ka caktuar masën e paraburgimit në afat prej një muaji, të pandehurit B.R., i cili dyshohet se ka therur me thikë në kokë, në pjesën e majtë të brirëve dhe prapa kraharorit, të dëmtuarin B.M..

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi Hateme Haxhaj, zëdhënëse e Gjykatës së Mitrovicës e cila bëri të ditur se i dyshuari ngarkohet me veprën penale: vrasje në tentativë dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

“Sipas aktvendimit të datës , të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila do të zgjasë nga data deri më ”- deklaroi Haxhaj. Sipas Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, i dyshuari me qëllim ka dashur ta privojë nga jeta të dëmtuarin B.M., duke e goditur me thikë në kokë, në pjesën e majtë të brirëve dhe prapa kraharorit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nga këto veprime, siç bën të ditur Prokuroria, i dëmtuari ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe gjendet i shtrirë në Kirurgjinë Torakale në QKUK.

Burimi: Kallxo