Një i arrestuar për aksidentin fatal në Vushtrri, dyshohet se ka

0%

Një grua ka vdekur dhe katër persona të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut në fshatin Studime të Vushtrrisë, në orët e hershme të së enjtes, më . Si pasojë e aksidentit, një grua ka humbur jetën, ndërsa shoferi dhe tre pasagjerë kanë pësuar lëndime serioze dhe po marrin trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se shoferi që drejtonte automjetin është arrestuar. Sipas njoftimit të Prokurorisë, i arrestuari dyshohet se, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka kaluar në shiritin e kundërt të rrugës dhe është përplasur me një automjet tjetër.

Bëhet e ditur se n ë vendin ngjarjes kanë dalë prokurori kujdestar i Departamentit për Krime të Rënda dhe njësitë përkatëse, ndërsa me urdhër të Prokurorisë trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Për personin e ndaluar, brenda afatit të paraparë ligjor, Prokuroria Themelore në Mitrovicë do të paraqes kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”- thueht në përgjigjen e prokurorisë për KALLXO.com . Shoferi është arrestuar si i dyshuar për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”.

Burimi: Kallxo