Musmurati fton qytetarët të raportojnë lodrat e dëmtuara në këndet e

0%

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besiana Musmurati ka njoftuar nisjen e një iniciative për renovimin e lodrave të dëmtuara në këndet e lojërave në lagjet e kryeqytetit, duke ftuar qytetarët të kontribuojnë përmes raportimit të rasteve.

Musmurati tha se siguria e fëmijëve në hapësirat publike është përgjegjësi e përbashkët, ndërsa theksoi se Komuna ka filluar procesin e identifikimit dhe renovimit të lodrave të dëmtuara.

Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo lodër të dëmtuar duke dërguar lokacionin e këndit të lojërave, një fotografi nëse është e mundur dhe një përshkrim të shkurtër të dëmtimit në adresën elektronike të drejtoria e parqeve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas nënkryetares, kërkesat që do të parashtrohen gjatë dy javëve të para do të trajtohen me prioritet, me qëllim që këndet e lojërave të bëhen më të sigurta dhe funksionale për fëmijët në të gjitha lagjet e Prishtinës.

Burimi: Telegrafi