Mickoski: Qeveria do t’i dëmshpërblejë qytetarët që pësuan nga moti i

0%

Kryeministri Hristijan Mickoski, sot deklaroi se Qeveria do t’i dëmshpërblejë qytetarët të cilët pësuan nga moti i ligë në Shkup. Mickoski tha se komunat do të formojnë komisione, të cilat do të vlerësojnë dëmet e shkaktuara. “Sa i përket dëmshpërblimit të qytetarëve që pësuan dëme nga moti i keq, mund të them se komunat dhe institucionet në kuadër të tyre formojnë komisione.

Qytetarët që kanë pësuar dëme duhet t’i paraqesin ato pranë këtyre komisioneve. Komisionet do të bëjnë vlerësimin e dëmeve dhe më pas do t’i dorëzojnë raportet në Komitetin për Vlerësimin e Dëmeve, i cili do t’ia përcjellë Qeverisë, ndërsa ne, në përputhje me ligjin dhe praktikën, do të ndërhyjmë dhe do t’i dëmshpërblejmë të gjithë qytetarët që kanë paraqitur dëmet e tyre”.

“Apeloj te të gjithë qytetarët që kanë pësuar dëme t’i paraqesin ato, në mënyrë që Komisioni të dalë në terren, t’i konstatojë dëmet dhe Qeveria të marrë specifikimin e tyre, që të mund t’i dëmshpërblejmë”, tha Mickoski.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi