Juljan Shehu nuk do të largohet nga Widzew Lodz këtë merkato verore. Pavarësisht ofertës greke nga Olympiacos dhe insistitmit të tyre, mesfushori i Kombëtares shqiptare ka vendosur të qëndrojë në Poloni. Është vetë klubi polak që ka njoftuar se 27-vjeçari do të jetë kapiteni i ekipit gjatë sezonit të ardhshëm.
Një vlerësim i madh ky për mesfushorin, që ka bërë mirë edhe me Kombëtaren shqiptare, duke u kthyer në titullar absolut. Kujtojmë se Shehu rinovoi me ekipin polak në tetor të vitit 2025. Ndërsa kontrata e tij përfundon në verën e vitit 2028, duke qenë e vështirë që të transferohet diku tjetër, pasi duhet të derdhen miliona.
