Prishtina rrënon një shtëpie në “Rrugën A”, fqinji kundërshton

0%

Komuna e Prishtinës ka nisur të enjten rrënimin e një shtëpie në zonën e njohur si “Rruga A”, objekt që sipas autoriteteve komunale paraqiste rrezik për shembje. Ekipet komunale dolën në terren me makineri për zbatimin e vendimit, ndërsa në vendngjarje ishin të pranishme edhe njësitë e Policisë së Kosovës dhe Zjarrëfikësve.

Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes, objekti kishte mbetur për vite të tëra në të njëjtën gjendje dhe kohëve të fundit kishte shfaqur dëmtime që, sipas komunës, e bënin të rrezikshëm për banorët e zonës, derisa pronarja është dërguar në emergjencë. Një fqinj i familjes pronare, Fadil Krasniqi, tha se objekti duhej të vlerësohej nga ekspertët para se të merrej vendimi për rrënim.

Krasniqi: Gjykata u ka lajmëruar mos me prek shtëpinë, këta erdhën e rrëzuan “Unë s’jam pronar i asaj shtëpie, e kam fqinjë. Pronari ka thënë: “Hajde matne ju. Vlerësojeni, rrëzojeni, s’jam me rreziku kërkon.” Ata pa pronë… Kjo fizikaliteti me origjinën në gjykatë, thërret në gjykatë, po i rri frikë gruas kështu, pronares së shtëpisë. Është e sëmurë, s’mundet me shku.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjykata u ka lajmëru mos me prek shtëpinë. Këta erdhën e rrëzuan. Pronari ka thënë “Rrëzojeni, veç vendin matne, të kam dëshmi. Është e rrezikshme” shtëpia. Mbi rrezikim, për këtë”, tha ai. Ai pretendoi se familja ishte njoftuar më herët se çështja ndodhej në procedurë gjyqësore dhe se ekzistonte një kërkesë që objekti të mos prekej deri në përfundimin e procedurave.

Fqinji kundërshtoi gjithashtu pretendimet se prona i takon komunës, duke thënë se sipas dokumenteve që posedon familja, objekti nuk është pronë komunale. Gjatë deklarimit për media, ai ngriti dyshime edhe për planet urbanistike në zonë, duke pretenduar se në të ardhmen aty mund të ndërtohen objekte banesore.

Krasniqi: e hoqën prej faqe të dheut “Vjet ia kanë dhënë njërit, ia kanë qitë mbi vete çfarë i prunë. Veç ka mbetur zotëria burrë jo me shtëpi. Ata të tjerët ia kanë dhënë njërit, po thonë “Të pazari i madh atje, ku shkon kjo rruga, ë?” Ia kanë marrë këtu e ia kanë dhënë këtu. Tash e kanë hequr prej faqes ata. E ka qitë një humnerë aty, e ka qitë mbi vete.

O qatë që e ka marrë e bën kompleks banesor! Veç se ka qenë burri, nuk e ka qitë mbi vete, ata të tjerët e kanë qitë. Ka qenë shtëpia jo, veç ka kazani pa shtëpia. E ka qitë mbi vete. Po prapë vjen ai që e ka marrë për shembull… Pse s’a me ardhë? Më thoshte zotëri: “Mua më ka marrë shteti diku që ku ma ka dhënë. Ta ma… ta jap sa e ke shtëpinë.” Për shembull?

“Ta jap sa e ke shtëpinë edhe u kry kjo punë”, tha ai. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar lidhur me rastin e rrëshqitjes së një shtëpie në Rrugën A, duke sqaruar se ajo është ndërtuar pa leje dhe ndodhet në pronë komunale.

Në një postim në Facebook ai ka shkruar se “familjet që banonin në këtë objekt janë evakuuar para dy vitesh për shkak të punimeve në Rrugën A dhe rrezikut nga rrëshqitja e dheut”.

Burimi: Bota Sot