Dënohet me 4 muaj burg për komentin kërcënues ndaj Hysni Gucatit

0%

Gjykata Themelore në Drenas ka shpallur fajtor Eqrem Avdullahun nga Rahoveci, duke e dënuar me 4 muaj burgim për veprën penale “Kanosje” ndaj kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati. Përveç dënimit me burg, gjykata i ka shqiptuar të akuzuarit edhe një gjobë prej 70 eurosh, ndërsa palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, Avdullahu më , përmes një komenti në rrjetin social Facebook, dyshohet se ka kanosur seriozisht Hysni Gucatin, duke i shkaktuar frikë dhe pasiguri për jetën.

Prokuroria kishte pretenduar se komenti ishte bërë në një publikim në Facebook ku ishte shpërndarë një fotografi e Gucatit, ndërsa i akuzuari kishte reaguar me një mesazh të cilin organi i akuzës e kishte cilësuar si kërcënues. Vendimi i Gjykatës mund të ankimohet nga palët brenda afatit ligjor. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com