Kriza në LDK vë në dyshim zhbllokimin e institucioneve, analistët:

0%

Vendimi i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të pezulluar angazhimet në procesin e formimit të institucioneve, pas nismës për shkarkimin e tij nga drejtimi i partisë, ka shtuar pasigurinë rreth zhbllokimit të krizës politike në Kosovë.

Pezullimi i negociatave me Lëvizjen Vetëvendosje ka ardhur në një kohë kur kontaktet ndërmjet dy subjekteve kishin krijuar pritshmëri për një kompromis politik dhe përshpejtim të krijimit të institucioneve të reja. Zhvillimet e fundit kanë hapur dilema nëse dialogu mes LVV-së dhe LDK-së do të mund të rifillojë dhe sa do të ndikojë kriza e brendshme në LDK në procesin e institucionalizimit.

Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se situata brenda LDK-së po reflektohet drejtpërdrejt në dinamikën e negociatave, duke e bërë më të vështirë arritjen e një marrëveshjeje politike. Sipas tyre, mungesa e stabilitetit të brendshëm në parti e kufizon aftësinë për marrjen e vendimeve strategjike, ndërsa zvarritja e krijimit të institucioneve po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ata megjithatë nuk e përjashtojnë mundësinë që negociatat të rikthehen sapo të qartësohet situata në LDK dhe të krijohen kushte për një konsensus të brendshëm.

Analistët paralajmërojnë se, nëse kriza vazhdon, pasojat mund të shtrihen përtej këtij subjekti politik, duke ndikuar në ritmin e formimit të institucioneve dhe në stabilitetin politik të vendit. ‘Bota sot’ ka tentuar të marrë qëndrime të deputetëve dhe zyrtarëve nga të dyja partitë politike, megjithatë ata nuk e kanë komentuar këtë ҫështje.

“Kriza e brendshme në LDK po ndikon në procesin e krijimit të institucioneve, ndërsa vlerëson se negociatat me LVV-në mund të rifillojnë sapo partia të unifikojë qëndrimet e saj” Nijazi Halili.

Por, pezullimi i angazhimeve të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, në procesin e formimit të institucioneve paraqet një zhvillim që ndikon drejtpërdrejt në dinamikën politike në Kosovë sipas njohësit të zhvillimeve politike, Nijazi Halili.

Ai deklaron se, në një kohë kur kishte sinjale për afrimin e qëndrimeve mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, vendimi i Abdixhikut ka krijuar pasiguri dhe ka ngadalësuar procesin e ndërtimit të institucioneve të reja.

“Vendimi i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të pezulluar angazhimet në procesin e formimit të institucioneve paraqet një zhvillim me ndikim të drejtpërdrejtë në dinamikën politike në Kosovë.

Në një periudhë kur kishte sinjale se kontaktet ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së mund të çonin drejt një kompromisi politik, kjo situatë krijon pasiguri dhe e ngadalëson procesin e ndërtimit të institucioneve të reja” , thotë Halili për ‘Bota sot’.

Sipas tij, një lider që përballet me sfida të brendshme për legjitimitetin e tij e ka të vështirë të marrë vendime strategjike për partinë. “Çdo marrëveshje eventuale me një subjekt tjetër politik do të duhej të mbështetej nga strukturat e partisë dhe të kishte një konsensus të gjerë të brendshëm.

Për këtë arsye, pezullimi i negociatave mund të shihet si një përpjekje për të shmangur marrjen e vendimeve të rëndësishme në një moment kur situata brenda LDK-së është ende e paqartë” , shprehet ai. Megjithatë, Halili nuk beson se ky zhvillim nënkupton fundin e mundësisë për një bashkëpunim mes LVV-së dhe LDK-së.

“Nuk besoj se kjo nënkupton mbylljen përfundimtare të mundësisë për bashkëpunim ndërmjet LVV-së dhe LDK-së. Politika është një proces dinamik dhe, kur ekziston interesi për stabilitet institucional dhe funksionalizimin e shtetit, palët zakonisht rikthehen në tryezën e bisedimeve.

Nëse LDK arrin ta tejkalojë krizën e brendshme dhe të dalë me një qëndrim të unifikuar, negociatat mund të rifillojnë mbi baza më të qarta politike “, thekson ai. Duke folur për pasojat e krizës së brendshme në LDK, Halili vlerëson se ndikimi mund të shtrihet përtej vetë partisë dhe të prekë gjithë procesin institucional në vend.

“Kriza e brendshme në LDK, nëse zgjatet, mund të ketë pasoja jo vetëm për këtë subjekt politik, por edhe për të gjithë procesin institucional në vend. Kjo mund të ndikojë në rikonfigurimin e raporteve politike, të shtyjë afatet për krijimin e institucioneve dhe të krijojë hapësirë për skenarë të rinj politikë”, deklaron ai.

Në fund, Halili u bën thirrje partive parlamentare që të fokusohen te dialogu dhe kompromisi. “Në këtë fazë, përgjegjësia e të gjitha partive parlamentare duhet të jetë orientimi drejt dialogut, kompromisit dhe interesit shtetëror, sepse qytetarët presin institucione funksionale dhe jo zgjatje të krizave politike.

Zhvillimet brenda LDK-së do të jenë vendimtare jo vetëm për të ardhmen e kësaj partie, por edhe për ritmin e krijimit të institucioneve të reja dhe stabilitetin politik të Kosovës në muajt në vijim”, përfundon Halili.

“Mungesa e seriozitetit mes partive po pengon formimin e institucioneve, ndërsa vlerëson se kriza në LDK mund ta thellojë edhe më tej bllokadën politike” Ndërkaq, profesori dhe analisti politik, Nexhat Bexheti vlerëson se zvarritja e krijimit të institucioneve të Republikës së Kosovës nuk është një fenomen i ri, por një proces që tashmë ka marrë përmasa shqetësuese.

Sipas tij, bllokada institucionale është shndërruar në një “Odisejadë” politike, ndërsa mungesa e zgjidhjeve po e bën këtë situatë gjithnjë e më të rëndë. Nexhat Bexheti “Zvarritja e krijimit të institucioneve të Republikës së Kosovës nuk është dukuri e fundit.

Krijimi i institucioneve tashmë e ka marrë formën e një Odisejade dhe po shfaqet si një sëmundje kronike e politikës kosovare” , deklaron Bexheti për ‘Bota sot’. Ai kujton se në të kaluarën ndërhyrja dhe presioni i faktorit ndërkombëtar kanë ndikuar në tejkalimin e krizave politike.

“Deri sa faktorët e jashtëm angazhoheshin me sugjerime të qarta për afatet e krijimit të institucioneve, presioni i tyre jepte rezultate. Tashmë duket se faktori ndërkombëtar ua ka lënë në dorë partive politike mënyrën e zgjidhjes së kësaj çështjeje, dhe për fat të keq po shohim pasojat e kësaj qasjej e”, shprehet ai.

Duke folur për procesin e negociatave, Bexheti thotë se përgjegjësinë për formimin e institucioneve e ka fituesi i zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje dhe mandatari për kryeministër, Albin Kurti. “Bisedimet për formimin e institucioneve i takojnë fituesit të zgjedhjeve, Lëvizjes Vetëvendosje, në krye me Albin Kurtin.

Ai ka nisur takimet me partitë parlamentare, por këto bisedime duhet t’i shohë me kujdes, sepse mungon serioziteti brenda subjekteve politike për të arritur një marrëveshj e”, thotë ai. Sipas Bexhetit, pezullimi i bisedimeve nga LDK-ja dëshmoi se problemet e brendshme të kësaj partie po ndikojnë drejtpërdrejt në procesin politik. “

Nga takimet e para me LDK-në u krijua përshtypja se mund të arrihej një marrëveshje për krijimin e institucioneve, por kjo nuk zgjati shumë. Lumir Abdixhiku i pezulloi bisedimet pasi u shfaqën kundërshtime të brendshme dhe u vu në pikëpyetje legjitimiteti i tij si kryetar i partisë. Kjo nënkupton se Albin Kurtit i duhet të hapë një raund të ri bisedimesh”, d eklaron ai.

Bexheti vlerëson se preferenca e Kurtit për bashkëpunim me LDK-në lidhet edhe me perceptimin për profilin e kuadrove të kësaj partie. “Mendoj se Albin Kurti ka shfaqur simpati për LDK-në, duke vlerësuar se aty mund të gjejë profile më pak të ekspozuara ndaj aferave korruptive, gjë që do ta ndihmonte në krijimin e një qeverie me imazh të pastër “, thekson ai.

Profesori shton se dialogu nuk duhet të kufizohet vetëm me partitë shqiptare. “Kurti duhet t’i zhvillojë bisedimet edhe me Listën Serbe, në mënyrë që të shmangen pakënaqësitë e komunitetit serb dhe të forcohet përfshirja e tyre në institucionet e Kosovës. Paralelisht, ai duhet të mbajë të hapur komunikimin edhe me subjektet e tjera parlamentare “, shprehet Bexheti.

Në fund, ai paralajmëron se kriza brenda LDK-së mund të ketë pasoja të mëdha politike. “LDK-ja ka gjasa të përballet me ndarje në dy fraksione, pasi brenda saj ekzistojnë qëndrime të kundërta ndaj politikës së Lumir Abdixhikut. Përplasjet dhe inatet në kryesi mund ta dëmtojnë më tej partinë dhe ta ulin mbështetjen e saj, e cila tashmë ndodhet në një pikë kritik e”, përfundon Bexheti.

Burimi: Bota Sot