Interesimi i Al-Hilal vjen në një moment kur klubet saudite vazhdojnë

0%

Ousmane Dembele mund të jetë emri i madh i radhës që transferohet në Arabinë Saudite. Sipas raportimeve të gazetarit Sacha Tavolieri, Al-Hilal ka nisur kontaktet e para me përfaqësuesit e sulmuesit francez për të kuptuar nëse ai është i gatshëm të largohet nga Paris Saint-Germain gjatë kësaj vere.

Nëse fituesi i “Topit të Artë 2025” jep dritën jeshile, klubi saudit pritet të hapë menjëherë negociatat zyrtare me PSG-në, duke përgatitur një ofertë që mund të jetë ndër më të mëdhatë e merkatos së kësaj vere. Megjithatë, kampionët e Francës nuk kanë ndërmend të heqin dorë lehtë nga një prej lojtarëve të tyre më të rëndësishëm.

Drejtuesit e PSG-së po punojnë për t’i ofruar Dembeles një kontratë të re afatgjatë, me synimin për ta mbajtur në “Parkun e Princave” dhe për të shmangur çdo mundësi largimi. Interesimi i Al-Hilal vjen në një moment kur klubet saudite vazhdojnë të synojnë yjet më të mëdhenj të futbollit evropian, duke përdorur fuqinë e tyre financiare për të bindur emra të rëndësishëm.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mbetet për t’u parë nëse Dembele do të jetë i gatshëm të nisë një aventurë të re në Lindjen e Mesme apo do të zgjedhë të vazhdojë karrierën te PSG, ku konsiderohet një nga lojtarët kyç të projektit të Luis Enriques.

Burimi: Bota Sot