Inter Miami njoftoi të mërkurën afrimin si lojtar i lirë të mesfushorit brazilian Casemiro, por Major League Soccer bëri të ditur se po heton pasi dyshon se janë shkelur rregullat transferimit ku është përfshirë edhe LA Galaxy. MLS nuk ka bërë të ditur se cila pikë ose pika të rregullores janë shkelur.
Ndërkohë përsa i përket transferimit të lojtarëve të huaj çdo klub mund të paraqesë në mënyrë konfidenciale një listë me maksimumi 7 futbollistë, për të cilët ka përparësi t’i bëjë pjesë të ekipit. Inter Miami bëri të ditur se ka arritur një marrëveshje deri në 30 qershor të 2027 me Casemiro mundësi zgjatje edhe për 2 vite.
Mesfushori 34-vjeçar i cili së fundi luajti për Manchester United është aktivizuar edhe me Real Madrid e Porto në Europë.
