Boateng e nxjerr në shitje vilën

0%

Largimi i Michael Olise nga vila ku jeton në Mynih ka bërë bujë në Gjermani, por nuk lidhet me zërat e tregut në futboll. Edhe pse javët e fundit emri i sulmuesit francez është përfolur vazhdimisht si objektiv i Real Madridit, ndryshimi i vendbanimit nuk ka të bëjë me një transferim të mundshëm.

Sipas raportimeve të “Bild”, 24-vjeçari do të largohet deri në fund të muajit gusht nga vila ku banon prej rreth dy vitesh në Grünwald, një zonë elitare në periferi të Mynihut, më pak se dhjetë minuta larg qendrës stërvitore të Bayern Munichut. Bëhet fjalë për një rezidencë luksoze me palestër private, kinema, kantinë verërash, zonë wellness me sauna dhe jacuzzi, si dhe pishinë të jashtme.

Megjithatë, vila nuk është në pronësi të Olise. Pronari i saj është ish-mbrojtësi i Bayern Munichut, Jérôme Boateng, i cili ka vendosur ta nxjerrë në shitje. Prona, e blerë në vitin 2016 për rreth 7.4 milionë euro, vlerësohet sot rreth 11.5 milionë euro dhe tashmë e ka zgjuar interesimin e disa blerësve potencialë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për këtë arsye, Olise do të detyrohet ta gjejë një banesë të re gjatë javëve të ardhshme. Pavarësisht kësaj situate, nuk ka asnjë sinjal që të tregojë se francezi është pranë largimit nga Bayern Munichu. Olise pritet ta vazhdojë aventurën e tij në Bavari, edhe pse në Madrid vazhdojnë ta ëndërrojnë transferimin e tij te Reai.

Burimi: Bota Sot