SHBA: Aleatët e NATO-s rrisin ndjeshëm shpenzimet për mbrojtje

0%

Aleatët e NATO-s kanë shënuar një rritje të madhe të investimeve në sektorin e mbrojtjes gjatë vitit të fundit, sipas Misionit të Shteteve të Bashkuara në Aleancë.

Në një njoftim të publikuar në platformën X, Misioni i SHBA-së në NATO ka bërë të ditur se shpenzimet e vendeve anëtare janë rritur me më shumë se 20 për qind, duke arritur një rritje prej 139 miliardë dollarësh krahasuar me vitin 2025.

Sipas Uashingtonit, kjo rritje paraqet një hap të rëndësishëm drejt një ndarjeje më të barabartë të përgjegjësive brenda Aleancës dhe ndihmon në uljen e barrës financiare që ka mbajtur SHBA-ja për mbrojtjen kolektive. “Rritja historike e investimeve po rikthen barazinë brenda Aleancës dhe po e zvogëlon barrën mbi Shtetet e Bashkuara”, thuhet në deklaratën e Misionit amerikan në NATO.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Aleanca e Atlantikut të Veriut prej vitesh u kërkon vendeve anëtare të rrisin shpenzimet e mbrojtjes, veçanërisht në një periudhë të tensioneve të shtuara të sigurisë në nivel global. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com