Nis rrënimi i shtëpisë që rrezikonte të shembej nga punimet në

0%

Komuna e Prishtinës ka nisur rrënimin e shtëpisë në afërsi të Rrugës A, e cila ishte shembur si pasojë e punimeve në këtë segment. Ky rast, së fundmi ka nxitur reagime të shumta, pasi pronari ka refuzuar ta lirojë shtëpinë, por që komuna e udhëhequr nga Përparim Rama insistonte në rrënimin e saj.

Sipas Ramës, shtëpia ishte ndërtuar pa leje dhe në pronë komunale, derisa sipas tij, pronari ishte njoftuar më herët për rrezikun e shembjes. Ai ka thënë se komuna paguan qiranë për këtë familje, pasi më parë anëtarët e saj ishin larguar nga shtëpia për shkak të punimve në zgjerimin e Rrugës A.

Burimi: Bota Sot