Një rast i rrallë i asgjësimit ose dëmtimit të pasurisë është raportuar të mërkurën në stacionin e policisë në Leposaviq. Një burrë shkoi e u ankua këtu se i ishte dëmtuar ara. Kjo, sipas tij, ndodhi rreth mesditës, të mërkurën, kur bagëtia e një personi tjetër kishin hyrë në atë arë. Pronari i këtyre bagëtive u arrestua nga policia, pas këtij “incidenti”.
Megjithatë, ai nuk u ndal në mbajtje por u lirua në procedurë të rregullt. Rasti ndaj tij u iniciua si “asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.
