Nis rrënimi i shtëpisë te “Rruga A” në Prishtinë

0%

Shpërndaje në: Ka nisur të enjten rrënimi i shtëpisë në “Rrugën A” në Prishtinë, e cila, sipas autoriteteve, paraqiste rrezik të lartë shembjeje. Rrënimi ishte planifikuar të realizohej të martën, por u shty pasi pronari i objektit, Faruk Maxhuni, refuzoi të largohej nga shtëpia.

Maxhuni dhe bashkëshortja e tij kanë kundërshtuar vazhdimisht vendimin për rrënimin e objektit, duke deklaruar se më herët kishin njoftuar Policinë dhe Inspektoratin e Komunës së Prishtinës se ndërtimi i ndërtesave të reja në këtë lagje po e rrezikonte stabilitetin e shtëpisë së tyre.

Për këtë çështje reagoi një ditë më parë edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka thënë se objekti ishte ndërtuar pa leje dhe ndodhej në pronë komunale. Sipas Ramës, familjet që banonin në objektet e kësaj zone janë evakuuar para dy vjetësh për shkak të punimeve në “Rrugën A” dhe rrezikut nga rrëshqitja e dheut.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edhe Arbëri 9 muaj më parë Xhafer Shatri: Ja një listë të pathënash deri më tani “Edhe pse këto objekte kanë qenë të ndërtuara pa leje në pronë komunale, Kryeqyteti ka paguar dhe vazhdon të paguajë shpenzimet e qirasë për familjet e evakuuara.

Lusim personin në fjalë që të mos rrezikojë jetën e tij dhe të ekipeve tona duke hyrë në këtë zonë, e cila mbetet e rrezikshme për shkak të punimeve dhe është pronë komunale. Pajtohem me ata që thonë se prona është e shenjtë. E tillë është edhe kjo pronë, e cila është në pronësi të Komunës dhe meriton të njëjtin respekt dhe mbrojtje sipas ligjit”, ka deklaruar Rama.

Shtëpia që dëmtuar pas punimeve që po kryhen për hapjen e “Rrugës A”.

Burimi: Koha