“Të shkrihet Kuvendi”, Berisha: Ky është i vetmi vendim i drejtë që

0%

Në një prononcim për mediat, në hyrje të Parlamentit ku po protestohet nga qytetarët, kryedemokrati Sali Berisha bëri thirrje për shkrirjen e Parlamentit. Berisha hyri në Kuvend nga porta e Kalasë së Toptanit, i shoqëruar nga Belind Këlliçi dhe Klevis Balliu. Tensionet jashtë Kuvendit të Shqipërisë, Policia shpërndan me ujë protestuesit “Parlamenti mblidhet në rrethim!

I vetmi akt i përgjegjshëm i tij është të deklarojë fundin e tij, shkrirjen e tij dhe hapjen rrugë për zgjedhjen që kërkojnë mbarë rinia dhe qytetarët shqiptarë. Çdo akt tjetër është fund e krye i pavlerë. Ndaj dhe ne kërkojmë sot vetëshpalljen, shkrirjen e këtij parlamenti.

Ky është, them edhe njëherë, i vetmi vendim i drejtë që parlamenti mund të marrë sot”, tha Berisha për gazetarët, raporton A2cnn. Kreu i PD-së nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarëve nëse është gati për të djegur mandatet.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi