Marrëdhënia mes Frenkie de Jong dhe trajnerit të Barcelonës, Hansi Flick, raportohet se është përkeqësuar pas një mosmarrëveshjeje të lidhur me një ndeshje të Ligës së Kampionëve. Sipas gazetarit Gerard Romero, mesfushori holandez kishte marrë leje mjekësore për të qenë i gatshëm për përballjen ndaj Atletico Madridit, ndërsa Flick i kishte kërkuar që të luante rreth 60 minuta.
Megjithatë, De Jong dyshohet se kishte refuzuar të zbriste në fushë, duke argumentuar se nuk dëshironte të rrezikonte për shkak të gjendjes fizike. Sipas raportimeve, kjo situatë ka bërë që Flick të humbasë besimin te mesfushori dhe të mos e konsiderojë më atë pjesë të planeve të tij kryesore taktike.
Ndërkohë, Barcelona ende nuk ka kryer ekzaminime të plota mjekësore për gjurin e De Jong, ndërsa ekziston mundësia që situata të ndikojë edhe në të ardhmen e tij në klub gjatë afatit kalimtar. E ardhmja e reprezentuesit holandez në Camp Nou mbetet një nga temat më të diskutuara në klubin katalanas. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
