Emini dhe Qamili bëhen me trajner të ri te Sønderjyske

0%

Dy futbollistët shqiptarë, Sefer Emini dhe Lirim Qamili, do të punojnë me një trajner të ri te skuadra daneze Sønderjyske. Klubi danez ka zyrtarizuar emërimin e 34-vjeçarit Fatah Abdirahman në postin e trajnerit kryesor, me kontratë deri në verën e vitit 2030.

Abdirahman vjen nga Randers FC, ku ka ushtruar detyrën e ndihmës trajnerit gjatë tre sezoneve të fundit, ndërsa më herët ka mbajtur role të rëndësishme edhe te AGF dhe Right to Dream . Ai do të udhëheqë Sønderjyske në sezonin e ri të Superligës daneze, ku pjesë e ekipit mbeten edhe Emini e Qamili.

Burimi: Bota Sot