Tensione në protestën në Shqipëri para seancës së Kuvendit, lëndohen

0%

Shpërndaje në: Protesta e së enjtes në Shqipëri është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit, ku si pasojë janë lënduar dy efektivë policie. Demonstruesit janë mbledhur para Kuvendit në prag të seancës plenare, duke kërkuar, sikurse edhe në protestat e mëparshme, dorëheqjen e deputetëve dhe të kryeministrit Edi Rama.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, tensionet u përshkallëzuan pasi protestuesit çanë kordonin policor në përpjekje për t’iu afruar objektit të Kuvendit. Për të shpërndarë turmën, Policia përdori ujë dhe sprej me piper. Protestuesit iu kundërpërgjigjën duke hedhur vezë, domate dhe shishe uji në drejtim të forcave të rendit. Si pasojë e përplasjeve, dy efektivë policie mbetën të lënduar.

Kjo shënon ditën e 54-t të protestave në Shqipëri. Ato nisën fillimisht si kundërshtim ndaj ndërtimit të një resorti luksoz në Zvërnec, por me kalimin e javëve janë shndërruar në protesta me kërkesa politike, ku protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha